Përse është i rëndësishëm për shërbimet lokale?
Jeni të regjistruar si biznes i rregullt në Gjermani, ofroni shërbime lokale si ndërtim, rinovim, punë hidraulike, elektrike, pastrime, etj., por akoma nuk jeni regjistruar në Google Maps.
Shumë thonë: “Jam regjistruar me adresën e shtëpisë dhe nuk dua ta bëj publike.”
Ky është një argument i kuptueshëm, por është më mirë ta bëni publike , dhe ja pse:
- Mos u shqetësoni. Askush nuk vjen në adresë pa kontakt paraprak. Adresa shërben për kërkim dhe verifikim.
- Kërkimet lokale. Kur njerëzit kërkojnë një shërbim, përdorin fraza si “…në lagje” ose “…afër meje”, p.sh. “ndërtues afër meje”, “agjenci pastrimi afër meje”, etj. Ju shfaqeni në këto kërkime vetëm nëse jeni të regjistruar me adresë të saktë.
- Gabimi i zakonshëm. Disa biznese gabojnë duke u regjistruar në Google Maps pa vendosur adresë të saktë, me idenë se kështu do të mbulojnë një zonë më të gjerë. Gabim.
Google kërkon informacione të sakta dhe të plota. Nëse mungojnë ose janë të pasakta, sistemi e konsideron biznesin më pak të besueshëm dhe e rendit më poshtë në kërkim. - Detajet e kontaktit. Përveç adresës, edhe numri i telefonit, emaili, oraret e punës dhe faqja e internetit duhet të jenë të sakta dhe të përputhura.
- Vlerësimet e klientëve. Klientët mund të lënë vlerësime dhe komente, që rrisin shumë besueshmërinë e biznesit tuaj.
Regjistrimi në Google Maps është i thjeshtë dhe pa kosto.
Google dërgon një kod verifikimi me postë, ju e konfirmoni dhe mbaroi.
Nëse doni ndihmë, më kontaktoni. Ndihmoj bizneset të forcojnë praninë e tyre online në forma të ndryshme: website, reklama, rrjete sociale dhe më shumë.